Telegrafi

Post Malone shpëton nga aksidenti ajror: Habitem se sa shumë njerëz e dëshiruan vdekjen time

Post Malone ka fituar një çmim prestigjioz në ceremoninë e MTV Videos Music Awards.

Këngëtari ka fituar në kategorinë “Kënga e Vitit” dhe pas kësaj ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në një koncert në Leeds.

Por, aeroplani i tij privat është detyruar të bëjë ulje emergjente në pasi që i ishin shpërthyer gomat.

Aeroplani i vogël është detyruar të devijoi udhëtimin dhe ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të New York Stewart, në Newburgh.

Duke shkruar në Twitter, ai falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte “se sa njerëz i dëshironin vdekjen në këtë faqe interneti”.

Lexo po ashtu Nicki Minaj dhe Post Malone lansojnë "Ball for Me"

Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se avioni i G-IV kishte zbritur në mënyrë të sigurt dhe do të hetonte incidentin.

Ndryshe, Malone do të vazhdojë të mbaj koncerte anembanë globit dhe po përgatitet për nxjerrjen e albumit më të ri. /Telegrafi/