Post Malone e ka dëshmuar se bën gjithçka për admiruesit e muzikës së tij, siç edhe ka ndodhur me rastin e fundit.
Në një nga koncertet e tij në Seattle, dy fanse u ngjitën në skenë ku po i priste këngëtari dhe që më pas filloi me ceremoninë e dasmës.
Vajzat qëndruan ballë për ballë, ndërsa reperi kërkonte vëmendjen e të gjithëve dhe më pas ai i udhëhoqi ato nëpër disa hapa të shkurtër për t’i thënë ‘PO’ njëra-tjetrës – ndonëse turma duartrokiste vazhdimisht.
Pasi çifti shkëmbyen ‘PO’-të me njëra-tjetrën, Post u dha atyre dritën jeshile për puthjen.
Artisti i shpalli të martuar përpara audiencës, gjersa të gjithë u shfaqën të lumtur e duke brohoritur tërë kohën.
Kjo nuk është hera e parë që Malone bën një gjë të tillë, madje është kthyer në yllin e preferuar për shkak të këtyre veprimeve.
Ai muajin e kaluar zbuloi gjininë e një çifti duke treguar se dy nga fansat e tij po prisnin një vajzë.
Për këtë pati reagime të shumta në internet, gjë që bëri ta vlerësojnë edhe më shumë kompozitorin amerikan. /Telegrafi/