Site icon Telegrafi

Post Malone anulon shfaqjen në Boston për shkak të disa problemeve me shëndetin

Shfaqja nuk do të vazhdojë për Post Malone, i cili anuloi koncertin e tij të planifikuar në Boston një orë përpara se të fillonte dhe u shtrua në spital vetëm një javë pasi u rrëzua në mes të skenës.

“E kam shumë të vështirë frymëmarrjen dhe më duket një dhimbje therëse sa herë që marr frymë apo lëviz”, shkroi këngëtari i “Better Now” në një shkrim të postuar në Twitter të shtunën në mbrëmje.

“Tani jemi në spital, por me këtë dhimbje, nuk mund ta bëj shfaqjen sonte. Më vjen shumë keq”.

Malone, 27 vjeçar, u rrëzua keq gjatë një shfaqjeje në St. Louis, por vazhdoi shoun.

“Në turne zakonisht zgjohem në orën 16:00, dhe sot u zgjova nga një dhimbje në anën e djathtë të trupit tim. U ndjeva shumë mirë mbrëmë, por sot u ndjeva shumë ndryshe nga më parë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Post Malone

I njëjti riplanifikon të kthehet sërish për një shou tjetër në Boston. /Telegrafi/

Foto:Twitter/MariettaDaviz

Exit mobile version