Është e sigurt që me normë në Rio do të garojë xhudistja Majlinda Kelmendi, ndërsa në rrugë të mbarë për të fituar normën është edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova.
Gjakova aktualisht është në zonën që i siguron normën, shkruan Koha Ditore.
Ka shumë sportistë kosovarë që kanë ëndërruar dhe kanë shprehur synime për të fituar normë për Olimpiadën që mbahet në Brazil nga 5 deri më 21 gusht të këtij viti.
Në mesin e atyre që kanë ëndërruar për normë dhe që ëndërrojnë ende për garim në Lojërat Olimpike janë edhe 15 sportistë që përfituan norma olimpike. Bursat janë siguruar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa mjetet janë ndarë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe komunat prej nga vijnë këta sportistë.