Telegrafi

Pos pantallonave grave u ndalohet edhe joga

Zëvendës-kryesuesi i Këshillit Shtetëror në Malajzi, gjenerali Othman Mustapha, u ka thënë gazetarëve pas seminarit mbi filozofinë ligjore të islamit se së shpejti do të lëshojnë një deklaratë zyrtare.

Zakaria Stapa, profesor i studimeve të islamistikës në universitetin Kebangsaan, ka thënë të mërkurën në seminar se myslimanët nuk guxojnë të praktikojnë jogën sepse kjo nuk është në fenë e tyre. Javën e kaluar Këshilli ka marrë vendim se sjellja mashkullore e grave, përfshirë veshjen e pantallonave, mund të sjellë deri tek marrëdhënia lezbike.

Homoseksualiteti është i ndaluar në Malajzi, ku më shumë se gjysma e popullatës – nga 28 milionë njerëz janë të besimit islam.