Site icon Telegrafi

Pos mashtruesve, askush s’e pranon listën e veteranëve (Video)

Nuk është vetëm kryeministri Isa Mustafa ai që është befasuar me numrin e veteranëve të luftës, të cilin e ka nxjerr komisioni i veçantë i kryesuar nga Agim Çeku. Janë edhe komandantët e zonave operative por edhe vet organizatat e luftës, që nuk pajtohen se UÇK-ja i ka pasur mbi 46 mijë ushtar.

Rrahman Rama, ish-komandant i Zonës Operative të Shalës, e që tash është në krye të Forcës së Sigurisë, ka thënë se dyshon në numrin e veteranëve që është publikuar.

Ai shton se personalisht bart përgjegjësi për veteranët e zonës së tij, duke shtuar se në listën e dërguar prej tij nuk ka asnjë që nuk e meriton statusin.

Ndërsa, Muharrem Xhemajli, një ndër pjesëmarrësit e luftës së UÇK-së dhe ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, tha se në Kosovë nuk kanë luftuar më shumë se 20 mijë luftëtarë. /Tribuna Channel/

Exit mobile version