Telegrafi

Pos “dissit”, Unikkatil midis Gjilanit ka edhe dy fjalë për Dudën

Skena muzikore shqiptare ka parë edhe ndasi mes kolegëve të estradës dhe herë pas here ka eskaluar në dhunë.

Tashmë njihet edhe për rivalitetin mes dy reperëve tanë – istogasit Unikkatil si dhe gjilanasit, Duda, ku ky i fundit e kishte kërcënuar me jetë të parin.

Në fakt, gjithçka u nxit edhe më shumë kur këngëtari kishte paralajmëruar se do të mbante një koncert në qytetin e Gjilanit gjersa Duda e kishte paralajmëruar se do ta rrihte në momentin që do të shihte në qytetin e tij të lindjes.

Megjithatë, Unikkatil ka mbajtur koncertin dhe nuk ndodhi asnjë incident duke krijuar atmosferë fantastike.

Ndër të tjerash, prishtinasi i ka dërguar një mesazh reperit gjilanas pas i këndoi një “diss”, i cili u prit me brohoritje prej fansave të reperit.

Lexo po ashtu Duda e kërcënon me jetë, Unikkatil krijon atmosferë fantastike në Gjilan

Ndryshe, reperët janë duke punuar në projekte të reja si dhe do të mbajnë koncerte të tjera. /Telegrafi/