Yannick Ferreira Carrasco ka ‘fshirë’ mbiemrin e babait të tij nga fanella, pasi ky i fundit e kishte braktisur atë dhe vëllanë e tij, kur ishin të vegjël.
Ylli i Atletico Madridit, ndjehet belg edhe pse familja e tij është nga Spanja dhe Portugalia, ndërsa mbron ngjyrat e këtij shteti që kur ishte 15 vjeç me grupmoshat e reja.
Mamaja e tij është e lumtur që djali edhe pse ishte braktisur si tre vjeçar ka arritur kaq shumë në jetë.
“Unë kurrë nuk kisha kërkuar asgjë, por është dhurata më e mirë që kam marr ndonjëherë”, thotë nëna e tij Carmen për futbollistij e njohur.
Vetë Yannick i falënderohet shumë nënës së tij, duke thënë se gjithçka që është sot është meritë e saj.
“Kur jeni fëmijë nuk e vini re që babai juaj nuk është aty dhe asgjë nuk ndodh. Por tani e di që nëna ime ka bëri punën e nënës dhe babait. Unë i detyrohem asaj gjithçka që jam”, kishte thënë Carrasco në “El Mundo”.
Për çdo rast, anësori i Atléticos e pranon që mban gjak portugez, ndërsa njërin nga mbiemrat e kishte Ferreira.
“Unë mbaj temperamentin e rrënjëve të mia portugeze”, thotë ai .
Ndeshja ndaj Portugalisë do të jetë e veçantë., ndërsa ndeshja zhvillohet në ‘tokën’ e nënës së tij, pasi ajo vjen nga Spanja.
“Unë ende kam familje në Sevilla, por të afërmit e mi të ngushtë janë në Belgjikë. Loja kundër Portugalisë, në Spanjë, është e veçantë në vetvete, jo për shkak të jetës time private”, përsërit Carrasco .
Nëna e tij thotë se familja e saj do bëjnë tifo për lojtarin e Belgjikës.
“Do të kisha dashur të shkoja t’i takoja, por nuk mundem. Sigurisht, xhaxhallarët, hallat dhe kushërinjtë e mi nga Sevilla do të bëjnë tifo për Yannickun”, thotë Carmen Carrasco.
Portugalia u përpoq ta merrte Carrascon, por Marc Ëilmots e promovoi nga moshat në ekipin e parë në vitin 2015.
“Unë nuk ndihem portugez. Unë u rrita si futbollist në Genk, zgjodha Belgjikën dhe dua ta fitoj këtë Euro”, ka thënë ai. /Telegrafi/