Site icon Telegrafi

Portugezët shpërthejnë në kritika për Ronaldon, ylli i Juventusit thyen rregullat e izolimit the shkon në stadium për tu stërvitur

Cristiano Ronaldo është larguar javë më parë nga Italia, duke u rikthyer në vendlindjen e tij në Portugali.

Ylli i Juventusit vendosi të shkonte në Portugali për ditëlindjen e motrës së tij, por pasi shpërtheu coronavirusi në Itali, ai nuk u kthye duke qëndruar në Madeira.

Edhe pse futbolli është pezulluar momentalisht, Ronaldo i argëton fansat e tij me foto dhe video të ndryshme nëpër rrjetet sociale.

Por portugezi nuk ka postuar foto kur ka shkuar në stadiumin e qytetit për tu stërvitur.

Disa fotografi janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet ylli portugez i cili ka thyer rregullat e izolimit dhe ka shkuar në stadiumin e qytetit duke u stërvitur.

35-vjeçari shihet duke stërvitur në stadium, derisa ai kishte kontakte me së paku gjashtë persona.

Pas publikimit të këtyre fotografie, Ronaldo është kritikuar shumë në vendlindje që nuk ka zbatuar rregullat për të qëndruar i izoluar në shtëpi.

“Ronaldo nuk ka leje të veçantë për të ushtruar në stadium. Ai ka të drejtë të stërvitet për aq sa kohë respekton rregullat si gjithë të tjerët. Nuk ka privilegje”, ja thënë shefi lokal i shëndetësisë në Madeira, Pedro Ramos.

Gjithsesi ka pasur edhe tifozë në rrjetet sociale duke kritikuar sjelljen e Ronaldos, pasi kanë shkruar se një lojtar si ai duhet të jetë model për të gjithë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Iqm-3AjsMh8

Exit mobile version