Telegrafi

Portugalia varet nga Ronaldo

Diego Maradona beson se Portugalia është shumë e varur në kapitenin Cristiano Ronaldo dhe se nuk është favorite në 1/8 e finales kundër Kroacisë.

Ronaldo dhe grupi i tij siguruan fazën e eliminimit direkt pas barazimit 3 me 3 me Hungarinë në ndeshjen e fundit të Grupit F.

Ish-përfaqësuesi i Argjentinës, Maradona, beson se mbështetja e Portugalisë në Ronaldon nuk do të kryejë punë kundër kroatëve në ndeshjen që zhvillohet të shtunën.

“Portugalia varet shumë nga Ronaldo”, ka thënë Maradona. “Ai ishte i jashtëzakonshëm kundër Hungarisë, por ata kanë gjysmë force nëse ai nuk luan mirë ndërsa kundër kroatëve do të tregohet se është përfaqësuese e dobët”.

“Ai mund të ketë hapësirë dhe suksesi i Portugalisë varet se sa mirë e bënë ai këtë punë. Ata kanë dobësi në mesfushë dhe mbrojtje, sepse janë zona të cilat shpien në eliminim. Kroacia fillon lojën si favorite”, ka thënë veç të tjerash Maradona.