Portugalia dhe Uellsi janë gjysmëfinalistët e parë në Euro2016 dhe ndeshjen janë duke e zhvilluar në bazë të kësaj arritje.
Të dy skuadrat janë treguar të matura në pjesën e parë duke mos i lënë portat e tyre të atakohen shumë.
Rastin më mirë për Portugalinë e kishte Joao Mario që gjuajti jashtë portës, transmeton Telegrafi.
Uellsi u përgjigj me Balen, por aksioni i bukur i tyre nuk u mbyll me gol.
Në fund të pjesës së parë provoi edhe CR7 me kokë, por jashtë.
Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe me pak raste për shënim.
Statistikat:
Portugalia – Uellsi
Posedimi i topit: 49%-51%
Gjuajtje drejt golit: 0-1
Pasime: 207-225
Faulle: 3-4 /Telegrafi/