Telegrafi

Portugalia do ta bllokojë Ronaldon – i sigurt trajneri i Kroacisë

Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic, u ka thënë lojtarëve të tij që të mos i lejojnë Cristiano Ronaldos që të shfaqë fuqinë e tij në ndeshjen e nesërme kundër Portugalisë.

Ylli i Real Madridit realizoi dy gola në barazimin 3 – 3 kundër Hungarisë, duke ia siguruar përfaqësueses së tij 1/8 e finales.

Cacic është i vendosur që ta bllokojë Ronaldon në ndeshjen që zhvillohet nesër në Lens.

“Duhet të kemi kujdes dhe të mbrohemi mirë, ata janë një ekip me individë të mirë dhe natyrisht Ronaldo është lojtari i tyre kryesor”, ka thënë Caciq. “Ne nuk duhet që ta lejojmë atë të tregojë se sa i fortë është”.

“Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të mos i lejojmë të luajnë lojën e tyre. Duhet të mbrohemi shumë nga Ronaldo”, ka thënë veç të tjerash trajneri kroat. /Telegrafi/