Telegrafi

Portugalia synon triumfin ndaj Zvicrës, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Portugezët janë nikoqir të Helvetikëve në ndeshjen e dytë të Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve, takim që zhvillohet në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Fernando Santos vjen nga një barazim i vështirë në udhëtim te Spanja dhe synon të shijoj fitoren e parë në grup, para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, ekipi i Murat Yakin është mposhtur nga Çekia në takimin e parë dhe synon të arrijë rezultat pozitiv nga kjo përballje e vështirë.

Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajnë nga minuta e parë te Zvicra, ndërsa Cristiano Ronaldo kthehet titullar te Portugalia.

Portugalia: Rui Patricio; Cancelo, Danilo Pereira, Pepe, Nuno Mendes; Neves, Carvalho, Otavio; Jota, Ronaldo, Bruno Fernandes ;

Zvicra: Kobel; Mbabu, Schar, Frei, Rodriguez; Xhaka, Sow; Steffen, Shaqiri, Vargas; Seferovic

/Telegrafi/