Telegrafi

Portugalia ‘shkatërron’ Andorrën, Ronaldo shënon katër gola (Video)

Portugalia ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Andorrës.

Kombëtarja portugeze ka kthyer formën e mirë të cilën e patën në kampionatin evropian, të cilin e fitoi në Francë.

Pas humbjes në takimin e parë ndaj Zvicrës, Portugalia iu është kthyer fitoreve në kualifikimet e botërorit për Grupin B, duke mposhtur Andorrën me rezultat 6-0.

Edhe kësaj radhe heroi i portugezëve ishte sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar plot katër gola në këtë takim.

Ronaldo ka shënuar nga dy gola në të dy pjesët, ku i pari erdhi në minutën e dytë, i dyti në minutën e katërt, ndërsa dy të tjerët u shënuan në minutat (47’, 68).

Momenti i gëzimit kur Ronaldo kompletoi het-trikun

Dy golat e tjerë në këtë takim u shënuan nga Joao Cancelo (44’) dhe Andre Silva (86’).

Vlen të theksohet se këtë takim Andorra e mbylli me dy futbollistë më pak, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq, Jordi Rubio (62’) dhe Marc Rebes (71’).

Në ndeshjet e ardhshme, Portugalia ndeshet me Ishujt Faroe, ndërsa Andorra e pret në shtëpi Zvicrën. /Telegrafi/