Portugalia ka shënuar golin e parë në ndeshjen e fundit kualifikuese në kuadër të Grupit B që po e zhvillon ndaj Zvicrës.
Pas një rrëmuje të krijuar para portës së mysafirëve, topi e kalo vijën fatale.
Goli u regjistrua si autogol i Johan Djourou, pasi ai ishte i fundit që e preku topin (41’).
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë dhe portugezët shkuan në pushim me epërsi.
Portugalisë i nevojitet vetëm fitorja për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’, ndërsa Zvicrës i mjafton edhe barazimi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Duo7KY-tf3E