Telegrafi

Portugalia publikon listën për Katar 2022, Ronaldo në krye me disa yje të tjerë

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar të enjten mbrëma listën e 26 lojtarëve për Kampionatin Botëror Katari 2022.

Portugalinë do ta udhëheq në fushë superylli Cristiano Ronaldo, për të cilin mund të jetë ngjarja e fundit e madhe.

Ronaldo nuk po kalon ditët më të mira te Manchester United, por mund të jetë i motivuar për shpërthim në Botërorin që fillon më 20 nëntor.

Rafael Leao, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Cancelo, Ruben Dias e Joao Felix janë disa nga yjet e tjerë të ftuar.

Portugalia në kuadër të grupit H takohet me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Portugezët më 17 nëntor e kanë një ndeshje përgatitore ndaj Nigerisë.


Portierë: Diogo Costa (Porto), Jose Sa (Wolverhampton), Rui Patricio (Roma)

Mbrojtës: Diogo Dalot (Manchester United), Joao Cancelo (Manchester City), Danilo Pereira (PSG), Pepe (Porto), Ruben Dias (Manchester City), Antonio Silva (Benfica), Nuno Mendes (PSG), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund)

Mesfushorë: Joao Palhinha (Fulham), Ruben Neves (Wolverhampton), Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Joao Mario (Benfica), Matheus Nunes (Wolverhampton), Otavio Monteiro (Porto), Vitinha (PSG), William Carvalho (Real Betis)

Sulmues: Andre Silva (RB Leipzig), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Gonçalo Ramos (Benfica), Joao Felix (Atletico Madrid), Rafael Leao (AC Milan), Ricardo Horta (Braga).


/Telegrafi/