Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka zbuluar listën e futbollistëve të cilëve iu ka dërguar ftesë për fazën finale të Ligës së Kombeve.
Cristiano Ronaldo natyrisht e ka pranuar ftesën dhe do të jetë kapiten, për ta tentuar trofeun e edicionit të parë të këtij turneu.
Mungesa që bie në sy është ajo e Andres Silvas, që luan te Sevilla i huazuar nga Milani.
Në sulm është ftuar talenti i madh Joao Felix.
Portugalia do të përballet më 5 qershor me Zvicrën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet një ditë më pas mes Holandës dhe Anglisë. /Telegrafi/
Lista e Portugalisë
Portierë: Beto, Rui Patricio, Jose Sà.
Mbrojtës: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, José Fonte.
Qendërmbrojtës: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Ëilliam Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho.
Sulmues: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Gonçalo Guedes, Rafa Silva.