Telegrafi

Portugalia nuk u kualifikua direkt për në “Katar 2022” – Ronaldo shpërtheu në lot

Cristiano Ronaldo u përlot në fushë në Estadio da Luz pasi Portugalia e tij nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022 në Katar, duke humbur ndaj Serbisë.

Portugalia kaloi në epërsi brenda dy minutave, por serbët barauan shifrat dhe më pas përmbysën rezultatin, duke zënë kështu vendin e parë në Grupin A, me Portugalinë që i duhej vetëm një barazim për t’u avancuar.

Duke humbur një shans pas golit të Mitrovicit, Cristiano Ronaldo filloi të qante pas vërshëllimës së fundit, ngjashëm me reagimin e tij kur u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për Juventusin në Valencia në vitin 2018.

Portugalia është tani në play-off, së bashku me Suedinë, Uellsin, Zvicrën ose Italinë, Finlandën ose Ukrainën, Skocinë, një nga Turqia, Norvegjinë ose Holandën, si dhe Rusinë, Poloninë ose Anglinë, dhe Maqedoninë e Veriut ose Rumaninë.

Natyrisht se Portugalia ka një mundësi për të kaluar tutje, mirëpo Ronaldo e di se sa e vështirë do të jetë në play-off. /Telegrafi/