Portugezët kanë bilanc negativ në përballjet me Gjermaninë, ndërsa nuk kanë fituar asnjëherë në 20 vitet e fundit.
Herën e fundit që portugezët arritën të mposhtnin gjermanët është në Euro 2000 , që u mbajt në Belgjikë dhe Holandë.
Me atë rast, të dy ekipet u gjendën në të njëjtin grup, siç ndodh edhe me këtë rast, ku konsiderohet si grupi i vdekjes.
What a day. What a game in store 🔥#DieMannschaft #GER #EURO2020 #PORGER pic.twitter.com/WmICEMNKTw
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) June 19, 2021
Dallimi është se atëherë dy kundërshtarët e tjerë ishin Anglia dhe Rumania për të kompletuar grupin.
Portugezët mundën fillimisht anglezët 3-2, pastaj rumunët 1-0. Gjermania kishte pak ose aspak gjasa për të kaluar në fazën tjetër, duke u mposhtur 3-0 kundër portugezëve. Një het-trik nga Sergio Conceiçao mbylli atë ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=K556U0fJOBs
Katër fitore radhazi të gjermanëve
Që atëherë, gjithçka ka qenë errësirë për Portugalinë, kur është takuar me Gjermaninë, edhe me Cristianon në fushë.
Ndeshja e fundit me tyre ishte në Kupën e Botës në Brazil, ku Gjermania fitoi 4-0 (me një het-trik të Thomas Muller dhe një gol nga Mats Hummels.
https://www.youtube.com/watch?v=PI82L1V5rPQ
Hera e fundit që portugezët ishin afër të barazonin kundër gjermanëve ishte në Euro 2008, kur në minutën e 87-të Helder Postiga shënoi për 2-3 , por me atë rezultat u mbyll ndeshje, duke bërë që Gjermania të shkonte në finale kundër Spanjës.
A është koha që Portugalia t’i japë fund rezultateve negative?
/Telegrafi/