Site icon Telegrafi

Portugalia nga kriza financiare në ‘parajsë’ turistike

Karriera e Joao Baptista është një shembull i mirë i transformimit të Portugalisë. Ndërmarrësi 34-vjeçar hapi bar-kafenë e tij të parë në vitin 2011 në mes të krizës financiare në Eurozonë, mirëpo tani pas gjashtë vitesh, ai zotëron pesë nga kafe-baret më të bukura në Lisbonë, shkruan Telegrafi.

Portugalia ishte një nga vendet në krizë, duke përfshirë Irlandën, Greqinë dhe Spanjën. Tani, vendi është marrë shpesh si shembull i ringjalljes ekonomike dhe hasi komente pozitive nga institucionet ndërkombëtare.

Në vitin 2011, Portugalia morri ndihmë financiare nga Evropa dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 78 miliardë eurosh. Gjatë krizës, shkalla e papunësisë arriti në 18 për qind dhe në mesin e të rinjve deri në 40 për qind.

Pas shumë reformave fiskale dhe ekonomike nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, vendi gradualisht të shpëtoi nga ndihma ndërkombëtare. Që atëherë, ekonomia ka përparuar.

Këtë vit, Portugalia ka pasur një rritje ekonomike prej 2.5 për qind dhe një ulje të papunësisë nën 10 për qind.

Ekspertët besojnë se rimëkëmbja ekonomike e vendit ka ardhur për shkak të politikave të Bankës Qendrore Evropiane dhe jo të qeverisë në vend. Banka e mbajti euro në një nivel të ulët, duke mbështetur eksportet.

Megjithatë, qeveria beson se masat e tyre të kursimit kanë çuar në një përmirësim në ekonomi. Ata kanë zbatuar shkurtime në pensionet dhe pagat, por vendi konsiderohet si një nga ekonomitë më të prekshme pavarësisht situatës aktuale të qëndrueshme.

Portugalia ka ende borxhe dhe Buxheti i vitit 2018 mund të jetë një provë për qeverinë. Zgjedhjet lokale janë mbajtur, gjë që mund të nënkuptojë përjashtime shtesë nga politikat shtrënguese.

Shumë kritikojnë se situata është vetëm një iluzion i aty për aty dhe jo një ndryshim i vërtetë. Por kjo qeveri dhe ajo e kaluara po mbështesin turizmin, i cili është i avancuar në një masë të konsiderueshme.

Në katër muajt e parë të vitit 2017, Portugalia ka pranuar më shumë se 5.3 milionë turistë.

Ndërmarrësit dhe qytetarët besojnë se nevojiten më shumë masa për të përmirësuar dhe stimuluar ekonominë, kryesisht në fushën e turizmit dhe industrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version