Site icon Telegrafi

Portugalia në sfidën ndaj Republikës Çeke – formacionet startuese

Portugalia është nikoqire e Republikës Çeke në Estadio Jose Alvalade, ku zhvillohet ndeshja e Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Skuadra nikoqire ka arkëtuar katër pikë nga dy ndeshje (një barazim dhe një fitore) dhe është lider i grupit.

Pikë të ngjashme kanë edhe çekët, të cilët ndodhen menjëherë prapa portugezëve po me katër pikë të grumbulluara.

Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Jaroslav Silhavy i kanë bërë zgjedhjet e tyre duke i caktuar lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Portugalisë: Diogo Costa; Cancelo, Danilo, Pepe, Guerreiro; Neves, William Carvalho, Bernardo Silva; Guedes, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota.

Formacioni startues i Republikës Çeke: Stanek; Zima, Brabec, Mateju; Coufal, Sadílek, Soucek, Havel; Hlozek, Kuchta, Lingr.

(Foto: uefa.com)

/Telegrafi/

Exit mobile version