Telegrafi

Portugalia në krizë të thellë ekonomike

Banorët e kryeqytetit portugez, Lisbonë, janë të shqetësuar në lidhje me problemet financiare që po kalon vendi, ndërsa përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian po vazhdojnë diskutimet për nxjerrjen e vendit nga kriza financiare.

Detajet e kësaj pakete ende nuk dihen, por duket se në të do të përfshihet liberalizimi i tregut të punës, rritja e taksave dhe ngrirja e pensioneve. Banorët vendas janë të ndarë për sa i përket përfshirjes ndërkombëtare për të ndihmuar ekonominë e Portugalisë.

Përqindja e interesit e borxhit publik në Portugali arriti në shifrën 12 për qind, mbas njoftimit të fundjavës së kaluar se borxhi i vendit për vitin 2010 ishte më i lartë seç besohej fillimisht. Portugalia e korrigjoi javën e kaluar shifrën e borxhit të brendshëm, duke e rritur në 9.1 për qind, dhe jo 8.6 për qind që kishte njoftuar më parë.

Rishikimi i shifrave të borxhit ishte një tjetër hap prapa për ekonominë portugeze.

Delegacionet nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë filluan javën e kaluar negociatat në Lisbonë për kushtet e ndihmës financiare për të shmangur falimentimin financiar të Portugalisë, ku bëhet fjalë për një paketë prej 80 miliard eurosh. /Telegrafi/