Site icon Telegrafi

Portugalia mposht edhe Poloninë

Andre Silva (Photo by Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Portugalia e ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve duke fituar me rezultat 3-2 në udhëtim te Polonia.

Vendasit kaluan të parët në epërsi më golin e Krzysztof Piatek (18′), ndërsa Andre Silva (31′) e barazoi rezultatin.

Me autogolin e Kamil Glik (43′) u përmbys rezultati dhe portugezët shkuan në pushim me epërsi.

Në gjysmën e dytë, mysafirët e shënuan edhe golin e tretë. Bernardo Silva e realizoi golin që mund të konsiderohej i sigurisë.

Sidoqoftë, vendasit vazhduan përpjekjet dhe shënuan edhe një gol. Jakub Blaszczykowski ishte golashënues (77′).

Portugalia numëron dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe ka gjashtë pikë në krye të Grupit 3 të Ligës A.

Polonia është në vend të dytë në grup me tri pikë, nga një fitore dhe një humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version