Vetëm një gol është shënuar në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Azerbajxhanit, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror.
Edhe pse skuadra nikoqire konsiderohej favorite e madhe, portugezët u mjaftuan me një gol për t’i arkëtuar të tria pikët.
Në fakt ishte një autogol i shënuar në minutën e 36-të nga Maksim Medvedev që ua mundësoi fitoren vendasve.
Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, përkundër se portugezët krijuan raste të shumta shënimi.
Tri pikët do t’i shërbejnë Portugalisë në Grupin A kualifikues për ‘Katar 2022’. /Telegrafi/