Site icon Telegrafi

Portugalia kryen detyrën ndaj Luksemburgut

(Foto: Twitter/B/R Football)

Me rezultat 3-1, Portugalia e ka mposhtur Luksemburgun në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Vendasit shënuan të parët përmes Gerson Rodrigues, mirëpo në fund të pjesës së parë Diogo Jota e barazoi rezultatin (45’+2).

I asistuar nga Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo e ktheu epërsinë në favor të ekipit mysafir (51’).

(Foto: twitter/B/R Football)

Një harkim nga këndi të Pedro Neto e shfrytëzoi Joao Palhinha (80’) për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Portugalia është në krye të Grupit A me shtatë pikë, aq sa ka edhe përfaqësuesja e renditur në vend të dytë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376995649007333376

https://youtu.be/M1E-lQ7n_ZQ?t=30

Exit mobile version