Telegrafi

Portugalia kërkon ndihmën e BE-së

Vendi i 10.5 milionë banorëve u bë anëtari i tretë i eurozonës që kërkon ndihmë financiare pas Greqisë dhe Irlandës.

Kryeministri Jose Socrates tha se refuzimi i parlamentit për masa shtesë të kursimit e bëri të pashmangshme kërkimin e ndihmave, transmeton REL.

Zyrtarët e eurozonës vlerësojnë se Lisbona ka nevojë për 60 deri 80 miliardë euro nga BE-ja dhe FMN-ja gjatë tre viteve të ardhshme. Kërkesa e Portugalisë pritet të diskutohet gjatë takimit të ministrave të financave të BE-së më vonë në Budapest. /Telegrafi/