Kombëtarja e Portugalisë ka luajtur me barazim 1-1 ndaj Iranit në ndeshjen e tretë të Grupit B në kuadër të Kupës së Botës.
Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi portugezëve, të cilët dominuan si në raste ashtu edhe në posedim të topit.
Megjithatë, ata arritën vetëm një herë ta gjejnë rrugën e rrjetës, ku në minutën e 45-të ishte Ricardo Quaresma, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin portugezët që e filluan më mirë, duke pasur mundësi ideale të dyfishojnë epërsinë në minutën e 53-të.
Por, ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë pasi goditja e tij u prit nga portieri Alireza Beiranvand dhe shifrat mbeten të njëjta.
Në vazhdimin e ndeshjes, Irani u mundua të gjej golin e barazimit duke rrezikuar disa herë, por goli erdhi vetëm në minutat shtesë pasi Karim Ansarifard ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1.
Pas golit të barazimit, Irani pati edhe një rast të qind për qind, por fati ishte me Portugalinë që shpëtoi nga më e keqja dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas kësaj fitore, Portugalia kalon Grupin B nga vendi i dytë me 5 pikë, po aq sa ka edhe Spanja në vendin e parë.
Në fazën tjetër, kombëtarja iberike do të ndeshet me vendin e parë të grupit A, vend ky që mban Uruguai. /Telegrafi/
https://twitter.com/itsZTrading/status/1011320043504742400
ALIREZA BEIRANVAND 🔥 this guy was a homeless in Tehran, after escaping his nomad family, now stops a Ronaldo penalty. In the WORLD CUP! #IRN pic.twitter.com/Nt3jD3VO7U
— BabaGol (@BabaGol_) June 25, 2018
https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=1PiTnDAbkMY