Site icon Telegrafi

Portugalia fiton ndaj Luksemburgut dhe kualifikohet në Euro 2020

Portugalia edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në verën e vitit 2020.

Portugezët kanë fituar 0-2 në udhëtim te Luksemburgu, për ta arritur kështu kualifikimin në Euro 202o.

Portugezët e filluan mjaftë mirë takimin dhe shënuan me anë të Bruno Fernandes në minutën e 39-të me asistimin e Bernardo Silvas.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe një gol.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që e vulosi fitoren e Portugalisë në minutën e 86-të, që u shërbye mjaftë mirë nga Diogo Jota.

Portugalia e ka mbyllur Grupin B me 17 pikë, tri më pak se Ukraina që është lider, Serbia nuk ka arritur të kualifikohet që ka 14 pikë, Luksemburgu me katër dhe Lituania me vetëm një sosh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=76HvOMV2BDg

https://www.youtube.com/watch?v=Z7sqWS8i614

Exit mobile version