Portugalia e ka fituar takimin ndaj Italisë të vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në Estadio da Luz në Lisbonë në kuadër të Grupit 3 të ligës A, përfundoi me rezultat 1-0 në favor të nikoqirëve.
Vendasit bënë paraqitje më të mirë në gjysmën e parë, në të cilën nuk pati gola.
Rezultati u zhbllokua në minutat e para në pjesën e dytë. Një angazhim i mirë nga Bruma, i cili asistoi te Andre Silva dhe ky i fundit e mposhti Gianluigi Donnarumman.
Në minutat në vazhdim, Azzurrët nuk arritën t’i ndryshonin gjërat dhe duhej të pajtoheshin me humbjen.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Italia numëron një barazim (ndaj Polonisë) dhe një humbje.
Ndërsa për Portugalinë ishte ndeshja e parë në Grupin 3 të ligës A dhe tri pikët e para. /Telegrafi/