Site icon Telegrafi

Portugalia fiton ndaj Hungarisë me golat e bukur të CR7, i qëndron hije Zvicrës (Video)

Përfaqësuesja e Portugalisë ka fituar ndaj Hungarisë me rezultat 3-0, në kuadër të Grupit B për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusia 2018.

Vendasit ishin më të mirë që nga fillimi deri në fund.

Goli i parë u shënua nga Andre Silva në minutën e 32-të, kurse Cristiano Ronaldo shënoi pas katër minutash dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

I disponuari për lojë Ronaldo shënoi edhe një herë në minutën 65-të pas një goditje të bukur nga gjuajta e lirë.

Pas kësaj fitore Portugalia vazhdon në vendin e dytë në grup me 12 pikë, tre pikë më pak se Zvicra.

Kurse Hungaria rentier në vendin e tretë me shtatë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version