Telegrafi

Portugalia fiton edhe ndaj Republikës Çeke, Spanja mposht Zvicrën

(Foto: Twitter/Portugal)

Portugalia e ka mposhtur edhe Republikën Çeke në kuadër të Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve

Nikoqirët e gjetën dy herë rrjetën përmes Joao Cancelo (33’) dhe Goncalo Guedes (38’), ndërsa në të dyja rastet asistues ishte Bernardo Silva.

Në ndeshjen e dytë të këtij grupi, Spanja ka arritur fitore minimale prej 1-0 në udhëtim te Zvicra.

(Foto: Twitter)

Pablo Sarabia e shënoi golin e fitores në minutën e 13-të pas asistimit nga Marcos Llorente.

Portugalia është lider i grupit me shtatë pikë dhe ndiqet nga Spanja që ka dy pikë më pak. /Telegrafi/

(Foto: uefa.com)