Portugalia ka shënuar fitore (1-0) në vazhdime me një gol të Ricardo Quaresmas.
Kroacia dhe Portugalia kanë zhvilluar një prej ndeshjeve më taktike të këtij kampionati.
Fakti që asnjëra skuadër nuk ka goditur në portë dhe u kanë dhënë rëndësi detajeve, tregon për llojin e ndeshjes së zhvilluar.
Portugezët arritën që ta neutralizonin mesfushën kroate, duke mos u lënë hapësira.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Pepe që në minutën e 25 i vetëm nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë pas gjuajtjes me kokë.
Kroatët u kundërpërgjigjën me Perisic i cili gjuajti, por edhe ai jashtë portës.
Me këto dy raste u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe e dyta ishte kopje e të parës.
Kroatët rrezikojnë bukur me Brozovic, por gjuajtja e tij dinake përfundon mbi portë.
Në minutën e 62-të, kroatët kishin rastin më të mirë. Demagoj Vida i vetëm gjuan me kokë mbi portë.
Në vazhdimin e parë nuk kishte raste, ndërsa në pjesën e dytë të vazhdimeve skuadrat u hapë.
Kroacia kishte rast të bukur në minutën e 115, ku me Perisic qëlloi shtyllë.
Portugalia niset në kundërsulm, ku Ronaldo gjuan dhe topin e kthyer nga Subasic e dërgon në rrjetë Quaresma.
Kroatët në 5 minutat e fundit iu sulën portës portugeze, por nuk arritën të shënonin.
Portugalia është çerekfinalisti i tretë pas Uellsit dhe Polonisë. /Telegrafi/