Telegrafi

Portugalia eliminon Bosnjën

Me rezultat prej 1-0, portugezët fituan në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Estadio da Luz të Lisbonës, ndërsa me të njëjtin rezultat mposhtën boshnjakët edhe në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Bilino Polje të Zenices.

Golin e vetëm për Portugalinë sonte e shënoi Raul Meireles (56’), i cili shfrytëzoi një pasim të Nanit.

Pas golit të pësuar boshnjakët duhej të shënonin tri herë për t’u kualifikuar, ndërsa deri në fund të ndeshjes ata nuk arritën të ndryshonin asgjë. Dhe kështu, Portugalia do të jetë në Kampionatin Botëror 2010. /Telegrafi/