Site icon Telegrafi

Portugalia e nis me fitore të thellë ndaj Hungarisë – vazhdon sundimi i Cristiano Ronaldos

(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Portugalia ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 3-0 në ndeshjen hapëse të Grupit F.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që tentonin të gjenin hapësira, duke mos rrezikuar shumë prapa.

Rasti i parë i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 37-të, kur hungarezët rrezikuan me Adam Szalai, por Rui Patricio bëri pritje të madhe.

Në minutat e fundit Portugalia kishte dy raste të mira. Fillimisht rrezikoi Diogo Jota në minutën e 40-të, por Peter Gulacsi ishte në vend.

Në minutën e 44-të ishte Cristiano Ronaldo që kishte rast shumë të mirë, me portën pothuajse të zbrazët, por gjuajti mbi portë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytë kishte disa raste diskutabile, pasi që fillimisht Portugalia kërkoi penallti në minutën e 77-të, por gjyqtari Cuneyt Cakir nuk mendoi ashtu.

Në minutën e 80-të, Hungaria gjeti golin me Szabolcs Schon, por ky i fundit ishte në pozitë jashtë loje.

Portugalia golin e parë e gjeti në minutën e 85-të. Raphael Guerreiro u gjend mirë në zonë dhe me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

https://twitter.com/br_goal/status/1404856856724582403

Pas dy minutash portugezët fituan penallti pasi që Willi Orban rrëzoi në zonë Rafa Silvan.

Nga pika e bardhë shënoi Cristiano Ronaldo për 2-0.

https://twitter.com/br_goal/status/1404857501179334667

Por ylli portugez nuk u ndal me kaq. Ai luajti bukur në zonë me një bashkëlojtarë, kaloi pastaj portierin për të shënuar për 3-0.

https://twitter.com/br_goal/status/1404858858548379655

Një nisje e bukur e Portugalisë në start të Euro 2020, ku do të mbrojë titullin e kampionit. /Telegrafi/

Exit mobile version