Telegrafi

Portugalia dhe Spanja luajnë për vendin e parë në grup – formacionet zyrtare

Në Estadio Municipal de Braga zhvillohet ndeshja e raundit të fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën A të Ligës së Kombeve, ndërmjet Portugalisë dhe Spanjës.

‘Selecao das Quinas’ është lider i grupit me 10 pikë të arkëtuara nga tri fitore, një barazim dhe një humbje.

La Roja pozicionohet e dyta në këtë grup me tetë pikë të grumbulluara nga dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet përzgjedhësve Fernando Santos dhe Luis Enrique, të cilët i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Portugalisë: Diogo Costa; Cancelo, Danilo, Ruben Dias, Nuno Mendes; William Carvalho, Neves, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Cristiano, Jota.

Formacioni startues i Spanjës: Unai Simon; Carvajal, Guillamon, Pau Torres, Gaya; Koke, Rodri, Soler; Ferran Torres, Morata, Sarabia.


/Telegrafi/

(Foto: uefa.com)