Telegrafi

Portugalia dhe Italia fitojnë me goleadë, Gjermania minimalisht ndaj Çekisë

Edhe kombëtaret e tjera të mëdha kanë zhvilluar ndeshje miqësore, ku Portugalia, Italia dhe Gjermania shënuan fitore, ndërsa Franca pësoi humbje.

Portugalia luajti ndaj modestëve të Andorrës, duke shënuar fitore me rezultat të thellë 7-0.

Paulinho shënoi dy gola, ndërsa nga një herë tundën rrjetën, Neto, Sanchez, Ronaldo, Joao Felix dhe një autogol nga Garcia.

Në anën tjetër Italia fitoi po ashtu thellë ndaj Estonisë me rezultat 4-0.

Vincenzo Grifo shënoi dy herë, ndërsa Federico Bernadeschi dhe Riccardo Orsolini shëuan nga njëherë.

Ndeshje interesante miqësore ishte ajo me Gjermanisë dhe Çekisë, që u mbyll me një gol të shënuar nga gjermanët.

Gian-Luca Waldschmidt shënoi golin e vetëm në minutën e 13-të.

Franca ka pësuar humbje nga Finlanda me rezultat 2-0.

Më herët ishte zhvilluar edhe një ndeshje e bukur mes Turqisë dhe Kroacisë që u mbyll me rezultat 3-3.

/Telegrafi/