Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Uruguait në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Është mbrojtësi Pepe, i cili ka shënuar nga afërsia për barazimin 1-1.
Goli i Pepes erdhi në minutën e 55-të dhe u shënua me kokë.
Ky gol erdhi pas harkimit të saktë të Raphael Guerreiro. /Telegrafi/