Kombëtarja e Portugalisë nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy gola dhe ka barazuar në udhëtim te Serbia me rezultat 2-2 në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Portugezët janë ndalur si mysafir të serbëve në takimin e dytë kualifikues në kuadër të Grupit A, takim që u zhvillua në stadiumin ‘Rajko Mitic’ në Beograd.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga portugezët, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Ishte sulmuesi Diogo Jota, i cili fillimisht shënoi në minutën e 11-të për 0-1, ndërsa në minutën e 36-të për 0-2.
📸 | Grande primeira parte, rapazes! Vamos continuar assim! 👊#SRBPOR | 0-2 | #VamosComTudo #WCQ pic.twitter.com/sqvjSujS6r
— Portugal (@selecaoportugal) March 27, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, por vendasit ishin më konkret duke shënuar dy gola për të barazuar rezultatin.
Aleksandar Mitrovic (46’) shënoi për 1-2, ndërsa Filip Kostic (60’) barazoi për 2-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
⏹ | Apito final. Empate na Sérvia. O foco é já no próximo jogo, frente ao Luxemburgo! #SRBPOR | 2-2 | #VamosComTudo #WCQ pic.twitter.com/4yLbHtqHqS
— Portugal (@selecaoportugal) March 27, 2021
Pas këtij barazimi, Portugalia zë vendin e dytë me katër pikë, po aq sa Serbia e para.
Në ndeshjen e radhës, portugezët udhëtojnë te Luksemburgu, ndërsa Serbia luan në udhëtim te Azerbajxhani. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375911220973297666
🇵🇹| Jota the slotta x2. pic.twitter.com/DM9FIn1Per
— The Kopite Podcast (@Kopite_Podcast) March 27, 2021
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1375914732977274881