Telegrafi

Portugalia 2-0 Uellsi: Notat e lojtarëve (Foto)

Portugalia ka kaluar në finale të evropianit të futbollit, Euro 2016. 

Portugezët fituan kundër Uellsit me rezultat 2:0 dhe në këtë formë do të paraqiten në finalen e Saint-Denis, ku presin fituesin mes Francës dhe Gjermanisë.

Tashmë janë publikuar edhe notat për futbollistët, ku lojtari me notën më të lartë është Cristiano Ronaldo, i cili u notua me 8.

Ky i fundit realizoi golin e parë për Portugalinë, por edhe asistoi në golin e dytë të shënuar prej Luis Nanit. /Telegrafi/

Portugalia

Uellsi