Telegrafi

Portugalia 2-0 Uellsi: Lojtari i ndeshjes (Foto)

Portugalia është finalistja e parë e evropianit të futbollit, Euro 2016.

Portugezët triumfuan kundër Uellsit me rezultat 2:0 dhe kështu, siguruan biletën për në finale Saint-Denis, ku presin fituesin mes Francës dhe Gjermanisë.

Kjo ka bërë që edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes të shpallet futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit realizoi golin e parë për Portugalinë, por edhe asistoi në golin e dytë të shënuar prej Luis Nanit. /Telegrafi/