Telegrafi

Portugali, sërfisti ‘gëlltitet’ nga dallga që vlerësohet si “më e madhja e 20 viteve të fundit” (Video)

Praia do Norte në Portugali bëhet për të disatën herë pjesë e edicioneve të lajmeve anembanë botës.

Në arenën e rrezikut të pashmangshëm, sërfisti portugez, 51 vjeçari Salvador Villas Boas u përpi nga një dallgë gjigante që “vraponte” drejt bregdetit shkëmborë me shpejtësi 50 km/orë.

Në videon e regjistruar në vendngjarje, skena më së shumti ngjan me filma sesa me një ngjarje reale.

Pasi u rrëzua dhe tentoi t’i largohej “murit” më madh të ujit, në ndihmë të portugezit të pashpresë, me motor uji erdhi Ramon Laureano, një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit, i cili e kapi pas vetes Salvador Villas Boas dhe tentoi të largohej.

Por dallga gjigante i “gëlltiti” të dy duke nxjerrë jashtë loje dhe mjetin e shpëtimit.

Falë afërsisë tashmë me bregun dhe rrymave të forta, ata ia dolën të mbërrinin gjallë dhe të padëmtuar.

Për serfistët që frekuentojnë Nazare, ajo ishte dallga më e madhe e të paktën 20 viteve të fundit kurse sakrifica e Ramon Laureano ishte heroike.

Praia do Norte, në afërsi të fshatit të peshkimit në Nazare, u bë e famshme në botë për dallgët e mëdha në vitin 2011, kur sërfisti amerikan Garrett McNamara vendosi rekord botëror për kapërcimin e dallgës më të madhe të asaj kohe, 78m e lartë, rekord që u thye në vitin 2017 nga sërfisti brazilian Rodrigo Koxa, i cili kapërceu dallgën më të madhe në botë, 80m e lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=kyHC-DSrAPQ