Telegrafi

Portugali – Hungari, formacionet startuese

Portugalia është nikoqir i Hungarisë në Estadio da Luz për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme kualifikuese për ‘Rusia 2018’.

Kampioni i Evropës është në vend të dytë në Grupin B, por është shumë prapa liderit vendit të parë që e mban përfaqësuesja e Zvicrës.

Ndërkohë, Hungaria është vetëm dy pikë prapa portugezëve dhe me fitore do t’ua rrëmbente vendin e dytë.

Formacioni startues i Portugalisë: Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; Quaresma, William, Gomes, Joao Mario; Ronaldo, Silva.

Formacioni startues i Hungarisë: Gulacsi; Bese, Lang, Kadar, Korhut; Gera, Nagy; Dzsudzsak, Vinicius, Gyurcso; Szalai.

/Telegrafi/