Site icon Telegrafi

Portugali-Francë, ndeshja shkon në vazhdime (Video)

Finalja mes Francës dhe Portugalisë ka shkuar në vazhdime pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Ishte një ndeshje e balancuar, por me më shumë raste nga francezët.

Takimi filloi me një goditje të bukur me kokë nga Antoine Griezmann në minutën e dhjetë, por Rui Patrico bëri një pritje fantastike.

Edhe në pjesën e dytë francezët vazhduan me shanse, ku më i miri i takoi Moussa Sissokos dhe Andre-Pierre Gignac, mesfushori me një goditje të fortë jashtë zonës rrezikoi seriozisht portën e portugezëve, kurse sulmuesi goditi shtyllën.

Kurse rastin më të mirë për Portugalinë e kishte Luis Nani, i cili në tentim për të harkuar gjuajti në portë.

Gjithsesi, rrjetet mbetën të paprekura dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/

 

Exit mobile version