Telegrafi

Portugali arrin marrëveshje me BE-në

Lajmi njoftohet nga agjencia e lajmeve Bloomberg e cila citon kryeministrin e dorëhequr, Hoze Sokrates që nga ana e tij e ka cilësuar marrëveshjen si “të mirë”.

“Është një marrëveshje e mirë. Sigurisht nuk ekzistojnë programe e asistencë financiare që hapin shumë vende të reja pune, por nuk parashikojnë shkurtime të mëtejshme të buxhetit dhe të shpenzimeve publike”, thotë Sokrates.

Portugalia prej muajsh po përballet me një situatë jo të mirë financiare, e cila coi edhe në një krize politike vendin. Muaj më parë, Sokrates coi në parlamentin vendas planin për reduktimin e deficitit buxhetor, plan ky i rrëzuar edhe nga vetë partia e tij.

Pas kësaj, kryeministri portugez zgjodhi të japë dorëheqjen. Ai qëndron në detyrë si kryeministër i dorëhequr për tejkalimin e periudhës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. /Telegrafi/