Telegrafi

Portsmouthi në finale të FA Cup

Koha e rregullt e takimit përfundoi pa gola, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për të caktuar fituesin.

Në vazhdime, Portsmouthi u tregua skuadër më e mirë duke realizuar dy herë, me anë të Frederic Piquionne (99’) dhe Kevin-Prince Boateng nga pika e bardhë (117’), për të siguruar finalen e Wembleyt kundër skuadrës së Carlo Ancelottit. /Telegrafi/