Telegrafi

Portsmouth ia ofron Grant postin e menaxherit

Sipas Daily Mail, Grant po e mban Portsmouth në pritje pasi klubi është në kërkim të një pasuesi për trajnerin e shkarkuar Paul Hart.

Grant, i cili u gjend në Munich mbrëmë për të përcjellë takimin e Ligës së Kampionëve në mes të Bayernit dhe Maccabi Haifa, thuhet se nuk e ka me nguti të ndryshojë rolin e tij nga ai i drejtorit të futbollit, të cilin pozitë e ka tash, në atë të menaxherit.

Bisedat formale do të fillojnë me rikthimin e Grant nga Munich./Telegrafi/