Telegrafi sjell më poshtë rrëfimin e fotografit Adrian Steirn, për fotografinë më të mirë të karrierës së tij.
E kam bërë këtë foto më 2011, si pjesë e një serie portretesh të jugafrikanëve të jashtëzakonshëm, që nga nga Desmond Tutu e deri te FW de Klerk. Projekti – 21 ikona – u frymëzua nga Mandela, por ai nuk pranoi të merrte pjesë deri në fund. Mbaj mend ditën kur më telefonojnë. Isha duke u vozitur për në shtëpi nga Kejptauni, pasi kisha nxjerr qentë për shëtitje. Mandela i kishte parë portretet e de Klerkut dhe Tutus, ndaj vendosi të fotografohej edhe ai. Winnie Mandela, ish-bashkëshortja e tij, e bëri kontaktin në emër të tij. Në fillim mendova se një mikeshë po bënte shaka. Ishte situatë goxha surreale.
Mandela nuk ishte fotografuar për shumë vite. Nisa të dokumentoja se çfarë ka ndodhur në vitet e tij të fundit, si fotografitë familjare dhe ditëlindjet. Kisha qasje të pabesueshme. Për portretin përfundimtar, për t’u përfshirë te 21 ikonat, e dija saktësisht se si do ta fotografoja. Doja të përdorja pasqyrën në mënyrën siç e kisha e menduar projektin, në kuzhinën time në vitin 2009. Ishte në të nëntëdhjetat dhe shumë i brishtë. Prisnim 10 ditë në shtëpinë e tij në Kepin Lindor, derisa ishte tamam mirë për t’u ulur për fotografi. Nuk ishte shumë i sëmurë sa ishte i dobët. Ishte aq i dobët sa që pasqyra duhej t’i mbahej.
Isha nervoz. Nuk ishte imazh i komplikuar, por krijimi ishte i ndërlikuar. Mandela bënte shaka me ekipin dhe me mua. Ai e bënte secilin në dhomë të ndjehet rehat – kjo ishte dhuntia e tij. Gjithnjë mund t’i bënte njerëzit të qeshur, të ndiheni sikur ishit të veçantë, e ai ishte njeri i thjeshtë dhe i këndshëm. Por, natyrisht, realiteti është se ishte babai i një kombi, fitues i çmimit Nobel të Paqes dhe një revolucionar.
Ky portret doli të jetë i fundit i Mandelës. U shtyp në 60,000 gazeta në mbarë botën dhe u nda me pothuajse një miliard njerëz. E theu rekordin për fotografi të shitur në Afrikën e Jugut, dhe paratë shkuan për bamirësi. Projekti i 21 ikonave u rrit.
Mbaj mend tek e shihja me stërnipin në festën e ditëlindjes; një fëmijë topolak i ulur në prehër të tij e duke marrë tortën nga goja e Mandelës. Ishte 95 vjeç dhe refuzonte telefonatat nga Tony Blair, nga të gjithë llojet e njerëzve tjerë, duke u përqendruar tërësisht te ky fëmijë i vogël katërvjeçar.
Nuk ka vend tjetër në botë ku njerëzit do të të linin në shtëpi siç bënte ai. A mund ta paramendoni ta bëni këtë në SHBA apo në Britani të Madhe? Por, Mandela ishte njeri i madh: ai tha se qëndronte mbi supet e gjigantëve. “Së bashku”, shtonte, “jemi më mirë.
Kam lindur në Australi dhe gjëja kryesore për botën time të parë është se nuk jemi të mëdhenj në bashkësi. Gjatë 12 viteve të fundit të jetesës në Afrikë, fjala më kuptimplotë që e kam mësuar është “bashkësia”. Pa bashkësi nuk kemi asgjë. Ju mund të bëni “hashtag” çdo gjë që ju pëlqen, por një “hashtag” në internet nuk është bashkësi e vërtetë. Bashkësia e vërtetë mblidhet dhe krijon vlera, krijon simbioza, zgjidh mosmarrëveshjet. Mandela nuk kishte Instagram ose një llogari në Facebook. Por, e ndryshoi botën. /Telegrafi/