Site icon Telegrafi

Portreti i fshehur në iluzionin optik të psikologut japonez (Foto)

Akiyoshi Kitaoka nga Universiteti Ritsumeikan në Japoni, e ka publikuar një imazh që duket sikur ka vetëm katrorë të vegjël.

Por, brenda fotografisë së edituar nga psikologu, ndodhet edhe portreti i një burri, që mund të dallohet me vështirësi, transmeton Telegrafi.

Enigma brenda iluzionit optik

Për të parë se ku është fshehur, ai këshillon të qëndroni në distancë, të shikoni nga anash, apo thjeshtë të shihni imazhin e postuar më poshtë.

Në krijimin e këtij iluzioni optik, ai ka përdorur komponentë që e ngatërrojnë perceptimin, duke e bërë shumë të vështirë gjetjen e enigmës.

Portreti i fshehur në katrorë

Derisa shumë shikues nuk kanë mundur ta gjejnë, sepse iu kanë dhembur sytë, të tjerë kanë qenë të vendosur derisa e kanë parë.

“Në fillim nuk shihej asgjë, as pas disa minutave nuk e gjeta, por më pas më dukej sikur ka qenë aty gjithmonë” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version