Një artiste nga Shtetet e Bashkuara, e ka vizatuar portretin e Donald Trumpit, duke u ndihmuar vetëm nga gjinjtë.
Artistja e cila e ka plasuar procesin e vizatimit bizar në YouTube, ka thënë se Trump është i tmerrshëm, ndërsa ky vizatim vetëm se do ta nxiste debatin, transmeton Telegrafi.
“Besoj fuqishëm se ai është një zgjedhje e keqe për vendin dhe me anë të këtij punimi, desha të përshkruaj atë dhe të provokoj debate”, ka thënë ajo për Mashable.
Vizatimi i bërë me teknikë të pazakontë, do të dalë në ankand, teksa paratë do të shkojnë për trajtimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7GombbD2oGo