Britaniku Terry Flanagan dhe portorikani Orlando Cruz do të boksojnë të shtunën në Cardiff për brezin e kampionit të WBO-s.
Flanagan do të mundohet të mbrojë titullin, ndërsa Cruz do të përpiqet të fitojë titullin dhe të bëhet kampion i parë homoseksual në botë.
Kruz ka zbuluar për herë të parë publikisht orientimin seksual në vitin 2012 ndërsa këtë vit u martua me partnerin, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë kolegët e mi më kanë mbështetur. Kur hyj në ring, jam boksieri Orlando Cruz. Kur jam jashtë, atëherë kam jetë private”, ka thënë 35-vjeçari.
Flanagan është në mesin e boksierëve të cilët e respektojnë Cruzin, por kjo nuk do të ndodh në arenën e boksit. /Telegrafi/